Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me HWR Berlin

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin HWR Berlin në Gjermani  (https://www.hwr-berlin.de/).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

•      Bachelor;

Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      3 studentë Fakulteti i Biznesit

Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin HWR Berlin Gjermani  :

–          Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2.

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën luada.muco@gmail.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish