Thirrje për aplikime

Universiteti "Aleksandër Moisiu"

Projekti kërkimor-shkencor “Sfidat dhe praktikat e fuqizimit të grave dhe vajzave në sipërmarrje dhe vendim-marrje politike: rast studimor i rajonit të Durrësit dhe Tiranës “

Në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “ Sfidat dhe praktikat e fuqizimit të grave dhe vajzave në sipërmarrje dhe vendim-marrje politike: rast studimor i rajonit të Durrësit dhe Tiranës”  financuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës fotohen të gjithë studentët e interestuar të Fakultetit të Biznesit dhe të Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike të aplikojnë për të marrë pjesë në implementimin e  aktiviteteve të këtij projekti si vijon : trajnimin mbi  metodat e kërkimit shkencor, trajnime fuqizimin të gruas në vendim-marrje dhe sipërmarrje, shkrim artikujsh shkencorë si edhe përgatitje për publikime dhe pjesëmarrje në konfenca shkencore. Fillimi i implementimit të këtij projekti përkon me trajminin e metodave të kërkimit shkencor që do të zhvillohet në Kampusin Universitar Spitallë në datat 12-16 Dhjetor 2022. Kohëzgjatja e këtij projekti është 12 muaj.

Ky projekt synon të ndërgjegjësojë studentët mbi rëndësinë e fuqizimit të gruas në shoqëri dhe motivimi i vajzave në të ardhmen në fushën e sipërmarrjes dhe vendim-marrjes politike si edhe Sensibilizimi i autoriteteve politike dhe ekonomike, por edhe i shoqërisë në rajonet Durrës e Tiranë, për rëndësinë dhe mundësitë e fuqizimit të mëtejshëm të grave, si një domosdoshmëri për zhvillim të sigurtë e të qëndrueshëm.  Studentët do të formohen mbi metodat e kërkimit shkencor sipas metodës mësoj duke bërë (learning by doing).

Profili i kërkuar

  • Student/e në Fakultetin e Biznesit dhe në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në nivelin Bachelor ose Master;
  • Banor/e në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës (preferencë);
  • I/e interesuar në metodat e kërkimit shkencor dhe fuqizimin e grave dhe vajzave;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe organizative;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

Procedura e aplikimit:

  • CV

E-mail: sfida.gvsp@gmail.com

Afati: 25 nëntor 2022

en_USEnglish