Arkivimi i dokumentacionit në UAMD.
Arkivimi i dokumentacionit shkresor në UAMD realizohet në përputhje me normat e ligjit nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat” me normat tekniko profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, në Rregulloren e Njehsuar të punës me dokumentet në autoritetet publike ne Republikën e Shqipërisë si dhe në përputhje me rregulloren e brendshme “ Për arshivimin dhe qarkullimin e dokumentacionit të brendshëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Llojet e dokumenteve sipas rregullores janë shkresore dhe elektronike. Korrespondenca e jashtme e universitetit bëhet vetëm me shkresë zyrtare. Korrespondenca e brendshme në Rektorat si dhe ajo midis Rektoratit dhe Njësive Kryesore bëhet me shkresë ose memo.Komunikimi i brendshëm me sektorët, drejtoritë bëhet nëpërmjet memos së shkruar dhe asaj elektronike. Dokumentet që dalin jashtë UAMD-së dhe Fakulteteve evidencohen në librin e dorëzimit. Regjimi i dokumentave hyrëse dhe afatet e trajtimit të korrespondencave janë sipas procedurave dhe afateve përkatëse të përcaktuara në rregulloren për arshivimin edhe qarkullimin e dokumentacionit të brendshëm në UAMD.