Matematikë – Informatikë

Program Description

Programi i studimit Bachelor në “Matematikë Informatikë” është një nga programet e Departamentit të Matematikës, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Ky program i siguron studentëve një përgatitje dhe edukim në disa fusha të sigurta dhe premtuese në tregun e punës në Shqipëri.

  • I përgatit studentët e programit Bachelor drejt profesionit shumë të vlerësuar të mësimdhënies, si mësues matematike në shkollat 9-vjçare dhe të mesme.
  • I përgatit studentët në profesionin e mësuesit të Informatikës, për shkollat e arsimit 9- vjeçar dhe të mesëm.
  • I përgatit studentët në fushën e Informatikës si profesion, të Programimit, të shërbimeve të IT, të Sigurisë së informacionit, etj.
  • I përgatit studentët në fushën e Menaxhimit dhe të Administrimit të kompanive, për shkak të dijeve të thelluara në programet kompjuterike, në mirëmbajtjen e faqeve të Internetit, në përdorimin e softuerëve që përdoren nga kompanitë.

Gjithashtu, garantohen studime Master në këto fusha.

Programi i MI është vlerësuar si një program shumë i sukseshëm në tregun e punës për arsye të përgatjes shumë të mirë të studentëve jo vetëm me njohuritë në matematikë, por dhe ato të  Informatikës, si dhe të menaxhimit dhe të administrimit të punës së përditshme të kompanive, të cilat kërkojnë jo vetëm përdorim shumë të mirë të softuerëve kompjuterikë, por dhe një aftësi në njohjen, vlerësimin e faktorëve dhe marrjen e vendimeve në bazë të tyre.

Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.

Qëllimi dhe misioni i programit

Mësimdhënia në Matematikë është një nga sfidat më të mëdha në tregun e sotëm të punës dhe kjo sfidë po përballohet me shumë sukses nga qindra të rinj që kanë përfunduar me sukses programet e studimit jo vetëm në Universitetin tonë, por dhe në Universitetet e tjera shqiptare.

Misioni i këtij programi studimi është përgatitja e të studentëve të diplomuar me njohuri të mjaftueshme për të përballuar me sukses nevojat e mëdha dhe vërtet serioze për mësues të apasionuar të matematikës, me dije dhe me formim të mirë matematik, veti të domosdoshme këto, në edukimin e brezit të ri.

Gjithashtu, njohuritë bazë të Informatikës që studentët marrin në këtë program janë të mjaftueshme për ata që synojnë tregun e punës në Informatikë, IT, Programim, Menaxhim Rrjetesh, Siguri Kibernetike, etj. Bachelor në MI i jep mundësi studentëve tanë që të thellohen dhe të specializohen në drejtime më të avancuara të Programimit, IT, etj.

Studentët e MI kanë avancuar me sukses dhe në studime më të thelluara në Menaxhim, Administrim, njohje të programeve të avancuara që përdoren sot nga kompanitë e Biznesit.

Where can you get a job after completing your studies?

Tregu i punës në sektorin e Arsimit parauniversitar është një treg i gjallë dhe dinamik që ka nevojë gjithmonë për mësues të rinj të aftë, të talentur, që punojnë me përkushtim për edukimin e brezit të ri. Programi i MI është mëse i mjaftueshëm për drejtimin e studentëve tanë në mësimdhënien e matematikës dhe të informatikës në Arsimin parauniversitar.

Gjithashtu, tregu i menaxhimit dhe i administrimit të kompanive si dhe ai i TI ka treguar se mund të mbështetet me shumë sukses tek studentët tanë të MI të cilët janë specializuar më pas në master në Ekonomi, Menaxhim, Informatikë Ekonomike, Financë, etj, për shkak të njohurive shumë të mira në  Matematikë dhe Informatikë .

This will close in 0 seconds

en_USEnglish