Professional Master

Multimedia dhe Televizion Digjital

Përshkrimi i Programit:

Masteri Profesional në Multimedia dhe Televizion Dixhital ka si synim dhe objektiv kryesor të përgatisë specialistë me njohuri teorike dhe aftësi praktike për të konkuruar në tregun e punës. Kurrikula e këtij program studimi në përbërje të saj përfshin kurse specifike të bazuara vetëm në projekte praktike të realizuara nga studentët. Ky program studimi është hartuar bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare si pjesë e projekteve Erasmus gjatë të cilave është bërë një studim paraprak i tregut të punës në fushën e mediave audio-vizive në Shqipëri. Ky program studimi është hartuar me tre profilizime:

  1. Përpunim Imazhi,
  2. Produksion dhe Postproduksion
  3. Animim 3D.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Qëllimi i programit

Ky program ka si mision marrjen e njohurive të thelluara në fushën e multimedias dhe televizionit dixhital për të krijuar specialistë dhe kërkues të përgatitur në këtë fushë. Ata duhet të jenë në gjendje të transmetojnë informacione, ide, probleme dhe zgjidhje për problematika të ndryshme në fushën e multimedias.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Studentët, që do të përfundojnë këtë program studimi, do të kenë mundësinë t’u vinë në ndihmë kompanive apo institucioneve publike dhe private, që ofrojnë shërbime të ndryshme ne fushën e multimedias dhe televizionit dixhital, konkretisht të punojnë si:

  • projektues dhe zbatues të projekteve multimediale;
  • konsulentë për teknologjitë multimediale;
  • dizenjues të sistemeve multimediale dhe produksioneve interaktive;
  • dizenjues grafik, dizenjues teksturimesh;
  • animues 2D dhe 3D;
  • realizues së VFx, realizues të grafikës nëpërmjet fotografisë;
  • editues audio, editues jo linear; modelues 3D;
  • analizues të imazheve dhe përpunues imazhesh me aplikime në fusha të ndryshme, kryesisht në robotikë, mjekësi, komunikim, vizioni kompjuterik etj.Përshkrimi i Programit  

en_USEnglish