Multimedia dhe Televizion Digjital

Përshkrimi i Programit:

Programi studimit “Multimedia dhe Televizion Dixhital” ka si qëllim edukimin e studentëve për profesione të njohura dhe të përcaktuara lidhur me produksionet multimediale duke ofruar kompetenca për të punuar në detyrat e produksionit dhe post-produktionit, transmetimet audio video në radio televizione, të cilat janë të nevojshme për të përmbushur nevojat e sektorit publik dhe privat duke përmirësuar njohuritë dhe profesionet që janë të domosdoshme në zhvillimin dinamik të teknologjive në fushën e multimedias. Ky program ofron specialitete të teknologjive multimediale dhe të televizionit dixhital duke kombinuar njohuritë bashkëkohore me studime teorike dhe praktike. bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushë.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Qëllimi i programit

Qëllimi i programit të studimit “Multimedia dhe Televizioni Dixhital” është të ofrojë specialistë në fushat e teknologjive multimediale dhe televizionit digjital. Programi është rregulluar në bazë të standardeve evropiane për edukimin e profesionistëve në fushën e lartpërmendur. Procesi i mësimit fokusohet në trajnimin e studentëve në mënyrë specifike për kryerjen e detyrave në fushën e prodhimit dhe postproduktimit të teknologjisë multimediale dhe televizionit digjital. Pas diplomimit, ofrohet një spektër i gjerë profesionesh në lidhje me televizionin digjital, radion, internetin, animacionin, punë në studio dhe forma të ndryshme të ngjashme të mediave. Programi i studimeve është përshtatur me zhvillimin e fushave të përmendura, studimet themelore (niveli i parë i arsimit të lartë) të teknologjisë audio dhe video dhe është përshtatur në përputhje me kërkesat e arsimit të lartë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Multimedia dhe Televizion Dixhital” përgatit studentë të aftë për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh si animime 2D dhe 3D, faqosje, efekte speciale, akustikë, produksion dhe post-produksion audio-video. Në kuadër të rritjes dhe modernizimit të stacioneve televizive dhe shërbimeve broadcast, kërkohet një rritje në aspektin profesional të specialistëve që do të punojnë në këtë industri. Bazuar në këto nevoja, studentët të cilët përfundojnë këtë degë jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi.

en_USEnglish