Përshkrimi i Programit Bsc.Teknologji Automobilash:
Program 2-vjecar ne Teknologji Automobilash; ( TA) me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, në proces akreditimi. Studentët pajisjen me Diplomë Profesionale në fushën e Transportit, ku ata përgatiten jo vetëm me njohuri akademike mbi ndërtimin dhe menaxhimin e një biznesi në fushën e Transportit, por marin edhe aftësi profesionale si asistent inxhinierë dhe përfaqësues të biznesit profesional.
Të diplomuarit tanë mund të punësohen në sektorin publik, në sektorin privat dhe të vetëpunësohen në serviset e riparimit të makinave pasi me diplomat e tyre mund të liçensohen subjektet e servisit.
Join our students and become part of the active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market during your years of study.
Choose UAMD to have access to all the opportunities and facilities offered to students.
Të diplomuarit tanë në “Teknologji Automobilash” zhvillojnë një sërë aftësish praktike dhe menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në serviset e automjeteve, qendrat e kontrolleve teknike, apo në autosallone të ndryshme ku mund të punojnë. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teoriko-praktik në fushën e teknologjisë së automjeteve. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së automjeteve (mirëmbajtje-shërbim-riparim-automjetesh, inspektorë të Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve, asistentë teknike në fushën e automjeteve, menaxherë në autosallone të autoveturave, kolaudatorë dhe kontrollorë teknikë në ofiçina të ndryshme mekanike si në sektorin privat, ashtu dhe në atë publik.
This will close in 0 seconds