Departamenti i Gjuhës Shqipe është një prej shtatë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe
përbëhet nga tetë anëtarë.
Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit
shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe
menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në programet në dy ciklet e
studimit, Bachelor e Master.
Stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e
UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në konferenca shkencore (kombëtare dhe
ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke
kurorëzuar përpjekjet e tij me tituj e grada shkencore.
Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Gjuhës Shqipe është puna intensive dhe e
përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit
vendas.
Staff:
PROF. AS. DR. EDLIRA ABDURAHMANI është lektore dhe njëkohësisht Përgjegjëse e
Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër
Moisiu”, Durrës.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori- Filologji, ku i jepet titulli
“Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë në Shkollën e Mesme”. Po nga ky universitet, ka marrë gradën
shkencore “Master në Gjuhësi” me drejtim në Sociolinguistikë si dhe gradën “Doktor” në
Gjuhësi. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, ka marrë
titullin “Profesor i asociuar”.
Ajo është anëtare e Komisionit të përhershëm të standardeve akademike dhe cilësisë.
Studimet dhe hulumtimet e kryera në fushën e gjuhësisë, u përkasin disiplinave të
sociolinguistikës, historisë së gjuhës shqipe, etnolinguistikës, albanistikës, dialektologjisë,
fonetikës, onomastikës , psikolinguistikës, shqipes standarde etj.
Gjatë këtyre viteve, pranë Fakultetit të Edukimit, Durrës, ka ushtruar aktivitetin didaktik në
kurset: sociolinguistikë, sociolinguistikë e avancuar, albanistikë, histori e gjuhësisë, histori e
gjuhës shqipe, gramatikë shqipe , shkrim akademik, teknika shkrimi dhe ligjërimi,
psikolinguistikë, strategji e studimit akademik. Ky aktivitet është shtrirë në të dy ciklet e
studimit: “Bachelor dhe Master (profesional e shkencor)
Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani është autore e monografisë shkencore “Çamërishtja, aty ku
skajet atakohen”, e tekstit mësimor “Thelbi i Sociolinguistikës”. Ajo ka hartuar gjithashtu edhe
ciklin e leksioneve “Hyrje në historinë e gjuhësisë (Njohuri të përgjithshme për hisorinë e
gjuhësisë së huaj dhe atë shqiptare) dhe “Psikolinguistikë”
Prof. As. Edlira Abdurahmani është autore e më shumë se 60 publikimeve në revista shkencore
dhe konferenca rajonale, kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe janë udhëhequr një
numër i konsiderueshëm mikrotezash të nivelit “master” profesional e shkencor.
Prof. As. Dr. Suela Kastrati is a lecturer at the Department of Albanian Language
at the University "Aleksandër Moisiu" in Durrës. For nearly 8 years, she has served as the head of this
departamenti. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Luigj
Gurakuqi” Shkodër, ku diplomohet “Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë”( 1990-1994)
Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Universiteti i Tiranës
(Doktoratë në Gjuhësi, specialiteti Morfologji), Titullin Prof.as. nga Universiteti “Luigj
Gurakuqi” Shkodër. Më parë ka mbajtur pozicionin e Mësueses së Gjuhës Shqipe pranë Shkollës
"Nikollë Zagorjani" High School in Shkodër. She has also worked at the "Gjergj Kastrioti"
International Library in Cosenza, Italy.
Prof. As. Dr. Suela Kastrati është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe më shumë se 35
publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare
si:“Student’s self-evalutation in albanian language”, (2013); About some issues related to the
noun system in the usage of language at official acts of 1925 in Albania”2015; Issues concerning
literary and linguistics contribuition in the poem‚ The songs of Milosaos“ by Jeronim De Rada
(2014).
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Monografi “Sistemi foljor dhe rrafshi i sintaksës në
gjuhën e revistës “HYLLI I DRITËS” (1921-1930), Bashkëautore Shkrim akademik (2017).
Bashkëutore Shkrim akademik (Libër ushtrimesh) (2017).
Co-author of the Albanian Language Teacher's Book, published by Albas Publishing House (2019).
DOC. DR. AIDA KURANI i përket stafit themelues akademik të Universitetit të Durrësit, që u
hap më shtator 2006. Ajo ushtron mësimdhënien pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në lëndët
“Sintaksë e gjuhës shqipe” dhe “Mësimdhënie e avancuar e gjuhës shqipe”.
Doktoraturën në “Gjuhësi”, fusha e studimit “Sintaksë e gjuhës shqipe” e ka mbrojtur pranë
Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Aida ka ndjekur gjithashtu një kurs specializimi pasuniversitar në “Gjuhësi”, pranë Scuola di
Specializzacione, l’Universita per Stranieri di Perugia në Itali, me bursë studimi të financuar nga
Ministria e Punëve të Jashtme Italiane.
Ajo është autore dhe bashkëautore e një numri artikujsh e punimesh monografike në fushën e
sintaksës dhe të mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Doc.dr.Aida Kurani ka një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies.
PROF. AS. DR. HELENA MUKLI GRILLO është lektore në Departamentin e Gjuhës
shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (DND në Gjuhë e letërsi shqipe), nga Universiteti i Tiranës (SHPU në Gjuhësi) dhe
Universiteti “Cirili e Metodi” Shkup (Doktoratë në Filologji). Fiton titullin “Profesor i asociuar”
me vendim të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e pedagoges në Universitetin e Vlorës.
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është titullare e lëndëve: Hyrje në gjuhësi, Drejtshkrim,
Gjuhësi teorike. Ajo është autore dhe bashkë-autor i 3 teksteve: “Arti i të shkruarit“,“E folmja e
Himarës“, “Udhëzues i shkrimit akademik” dhe më shumë se 50 publikimeve në revista
shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Analizë psikoleksikore e mbiemrave përshkrues të
personalitetit (2017), Toponimia në vështrimin si makrostrukturë dhe mikrostrukturë (2015),
Drejtshkrimi i emrave të përvecëm (2015), “Albanian Language and the use of foreign ëords in
school-age” (2021), “The need for continuous training in the performance of Uviversity
academic staff, after Covid-19” (2022), The impact, importance, types, and use of non-verbal
communication in social (2022)
Prof. as. dr. Helena Mukli Grillo është pjesëmarrëse në komitete dhe borde redaktuese, në
buletinë shkencor, në komitete organizuese të konferencave shkencore, si dhe recensuese e
teksteve shkollore në përzgjedhjen e teksteve fituese , organizuar nga MAS.
Ajo është pjesë e grupit të punës në projektet kërkimore “Ankthi profesional dhe ndikimi i tij
në mësimdhënie”, “Fuqizimi i performancës së mësuesit të arsimit fillor midis dilemave dhe
tedencave post-covid-19” financuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe
kordinatore e projektit kërkimor “Përvetësimi gjuhësor – Teknologjia dhe zotërimi i
kompetencave gjuhësore” financuar më 2023-2024. Është njëkohësisht hartuese e moduleve
dhe trajnere pranë QEV në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
DR. MANOLA KAÇI (MYRTA) është lektore pranë Departamentit të Gjuhës shqipe në
universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ёshtë doktoruar në Universitetin e Tiranës në
Gjuhësi në vitin 2014. Zotëron, gjithashtu, diplomë të nivelit Master (Master shkencor në
Gjuhësi, 2006) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, si dhe diplomë të
nivelit Bachelor (Bachelor në Gjuhë – letërsi, 2000) të universitetit “Aleksandër Xhuvani “ të
Elbasanit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) zotëron një përvojë të gjatë e të pasur në fushën e mësimdhënies. Kjo
përvojë është e shtrirë në arsimin parauniversitar, në vitet e para të mësimdhënies, për të vijuar
më tej në arsimin universitar. Ёshtë përfshirë si lektore me kohë të pjesshme pranë universitetit
“Aleksandër Xhuvani “ të Elbasanit fill pas diplomimit dhe, prej vitit 2008, si lektore me kohë të
plotë pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Dr. Manola Kaçi (Myrta) është autore e një sërë botimesh në revista shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare si dhe pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studimet e saj janë të thelluara, kryesisht në lëmin e dialektologjisë, fushë në të cilën gjen
shtrirje edhe aspekti kërkimor-shkencor, por mjaft të thelluara janë edhe hulumtimet dhe botimet
mbi standardin e gjuhës shqipe.
Dr Manola Kaçi (Myrta) është autore e monografisë “Shqipja standarde: Nga dëshmitë e para
të shkrimit, në krijimin e variantit standard të gjuhës shqipe (2019), si dhe autore e teksteve
“Dialektologjia” (2021), “Të shkruarit akademik”, (cikël leksionesh) (2020) dhe “Fonetika e
shqipes standarde”, (ushtrime) (2019).
DR. GRETA JANI është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (“Mësuese e
Gjuhës dhe Letërsisë për Shkollën e Mesme”), nga Universiteti i Tiranës (Master në Gjuhësi)
dhe Universiteti i Shkupit, Maqedoni (Doktor në Shkenca Filologjike).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e pedagoges në Universitetin e Vlorës.
Dr. Jani është autore e disa teksteve mësimore dhe shkencore: “Petro Marko përtej letërsisë”-
tekst studimor; “Gjuhësi teksti”, “Stilistika” – tekste mësimore; “Praktika të shkrimit akademik”,
“Arti i gjuhës”, “Teksti dhe gjuha shqipe” – tekste ndihmëse mësimore.
Dr. Greta Jani është autore e më shumë se 50 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca
rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Veçori gjuhësore në romanin “Flama” të Tom
Kukës” (2023); “E- learning of the Albanian language at the time of the Covid-19 pandemic”,
(2022); “Development of critical and creative thinking of students under the condition of the
curriculum integration in schools” (2021) etj.
DR. MANJOLA ZAÇELLARI (LUMANI) është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe
në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i
Tiranës (Bachelor në Gjuhë-Letërsi), nga Universiteti i Tiranës (MSh në Gjuhësi) dhe Qendra
e Studimeve Albanologjike (Doktoratë në Gjuhësi).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Dr. Manjola Zaçellari (Lumani) është autore e studimit monografik “Kundrime mbi fushat
konceptore në frazeologjinë e shqipes” dhe bashkautore e tekstit universitar “Shkrimi akademik”
dhe e më shumë se 25 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë edhe artikujt: Rreth fushave konceptore brenda fushës
frazeologjike me fjalën zemër e kokë (2013), Features of phraseological units of latin and
neolatin origin (2014), Fushat kryesore konceptore të frazeologjisë së gjuhës
shqipe (2015), Frazeologjia e munguar e Gj. Fishtës në leksikun bashkëkohor
normativ (2015), Dukuri të polisemantizmit tek emërtimet për pjesët e trupit të njeriut në gjuhën
shqipe (2011), Mendësia shqiptare te frazeologjia me fjalën sy (2012) etj.
DR. NATASHA POROÇANI është lektore në Departamentin e Gjuhës Shqipe, në Universitetin
eDurrësit „Aleksandër Moisiu“. Ajo mban Diplomë të Integruar 4-vjeçare Gjuhë-Letërsi
(Universiteti i Elbasanit), Doktoraturë në Gjuhësi-Gjuhësi e Aplikuar, (Universiteti i Tiranës),
Master shkencor në Letërsi të Traditës (Universiteti i Tiranës).
Dr. Natasha Poroçani, ka një eksperience 29 vjeçare në fushën e mësimdhënies, nga të cilat 10
vite në arsimin universitar. Si lektore aktualisht pranë UAMD në Departamentin e GjuhësShqipe,
mbulon lëndët Pragmalinguistikë, Histori e shkrimit të Gjuhës Shqipe, Shkrim Akademik.
Gjithashtu ka edhe disa kualifikime e specializime pasuniversitare në Hollandë „Mbi kurrikulat e
shkollave profesionale“dhe në Poloni „Mbi kurrikulat europiane të Sistemit Parauniversitar“.
N. Poroçani është autore e një numri shumë të gjerë referimesh në Konferenca
shkenoreKombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe publikimesh në revista shkencore brenda dhe
jashtëvendit. Në referimet dhe publikimet e saj ka trajtuar probleme shkencore që lidhen me
fushën epragmalingiuistikës dhe problematikave të mësimdhënies së gjuhësisë në tekstet
shkollore. N. Poroçani është autore e 24 teksteve shkollore paraunivesitare të miratuar nga
Ministria eArsimit, ndër të cilat janë 8 tekste të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Arsimin Fillor e
të mesëm të lartë.