Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Sipërmarrjeve Turistike” ofrohet nga
Departamenti i Turizmit në Fakultetin e Biznesit. Studimet në këtë program kanë kohëzgjatje 1
vit akademik në gjuhën shqipe. Programi është me kohë të plotë dhe ka 60 ECTS (kredite).
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Studentët që përfundojnë me sukses Masteri Profesional në “Menaxhim i Sipërmarrjeve
Turistike” kanë mundësi punësimi si më poshtë por jo vetëm:
Menaxher i njësive akomoduese (hotel, resort, bujtinë, guest house,agrobiznesi etj);
Menaxher e drejtues bar- restoranti;
Menaxher agjensi turistike, sipërmarjesh në udhëtimet turistike;
Menaxher sipërmarrje turistike në fushën e detarisë;
Menaxheri i Qendrës së Informacionit Turistik;
Menaxher projektesh në fushën e turizmit;
Punonjës në administratën publike në institucionet e turizmit;
Punonjës në organizatat e ndryshme për menaxhimin e destinacioneve etj.