Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi” është i projektuar për të diplomuarit, së paku në Ciklin e I-rë, Bachelor, e interesuar në përftimin e njohurive profesionale, të specializuara, në fushën e menaxhimit të biznesit. Programi synon të ofrojë një perceptim dhe vizion të organizatës si sistem, duke u fokusuar në njohjen e marrëdhënieve mes pjesëve të ndryshme organizative dhe të lidhjeve të saj me mjedisin e jashtëm. Kështu përmes mundësisë së njohjes së metodave, teknikave dhe instrumentave të nevojshëm, për një menaxhim të suksesshëm, të stimulojë të reflektuarit rreth gjendjes aktuale të organizatës dhe identifikimin e strategjive të duhura për të arritur aty ku dëshirohet. Programi synon të zgjerojë njohuritë menaxheriale të tilla, që përforcojnë aftësitë për analiza dhe vendimmarrjen e suksesshme si dhe krijimin e avantazheve konkuruese të qëndrueshme, kjo, përmes sigurimit të një integrimi të mirë të njohurive teorike me realitetin organizativ përmes diskutimit dhe analizës së studimeve të rastit.
Të diplomuarve u ofrohen mundësi të mëtejshme studimi në programet e studimit: Master Shkencor pranë Departamentit të Menaxhimit, në Programin “Menaxhim Biznesi”, në masterat shkencor të departamenteve të tjerë të Fakultetit të Biznesit, dhe UAMD në tërësi, si dhe në programe të ngjashëm brenda dhe jashtë vendit. Të diplomuarit tanë mund të punësohen në sektorin privat dhe atë publik, OJF, OJQ, etj.
Veprimtaritë formuese të Programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi” artikulohen në një (1) vit akademik (2 semestra), për një total prej 60 kreditesh, si vijon:
1. A / Lëndë Bazë – Përgatitje metodologjike dhe kulturë e përgjithshme – 5 kredite;
2. B / Lëndë Karakterizuese – Përgatitje për disiplinën shkencore – 21 kredite;
3. C / Lëndë Ndërdisiplinore / Integruese – Nëndisiplina, profile dhe grup lëndë me zgjedhje -18 kredite;
4. D / Lëndë Plotësuese – praktika profesionale – 6 kredite;
5. E / Detyrime Përmbyllëse /Mikroteza – 10 kredite.
Ky program është ideal për ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi të avancuara menaxheriale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e organizatave konkurruese dhe të qëndrueshme.
Struktura e Programit
Programi është i organizuar në pesë kategori lëndësh:
Pse duhet të studioni në këtë program?
Objektivat kryesore të programit:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?