Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës organizon workshop-in me temë:
“Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (ChatGPT) në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’: Perceptime, Sfida Etike dhe Perspektiva Akademike”.
Aktiviteti do të zhvillohet më 12 maj 2026, ora 10:30, në Fakultetin e Edukimit, salla e konferencave, kati II, me pjesëmarrjen e pedagogëve të UAMD-së.
Në kuadër të këtij projekti do të prezantohen rezultatet e pyetësorit të realizuar me pedagogët mbi perceptimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor dhe kërkimor. Workshop-i synon gjithashtu të nxisë diskutime mbi praktikat, mundësitë dhe sfidat etike që lidhen me integrimin e IA në arsimin e lartë.
Aktiviteti organizohet nga grupi i projektit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në reflektimin akademik mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në universitet.