REDAKTORI

 

Program Description

Departamenti i Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit të Edukimit, në përputhje me misionin, qëllimet e përgjithshme dhe specifike të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), synon të njohë studentët me programin Master Profesional në “Redaktori”, i cili pajis studentin me njohuri teorike dhe të zbatuara në fushën e gjuhësisë e redaktorisë.         

Programi për formimin dhe edukimin redaktorial synon të përgatisë profesionistë të cilët aftësitë e tyre do t`i aplikojnë në të dy sektorët ekonomikë: atë shtetëror dhe atë privat. Emergjencat gjuhësore dhe shkencore, para të cilave janë vendosur sot të gjitha marrëdhëniet institucionale, po dëshmojnë ngërçin gjuhësor dhe shkencor që jo në pak raste ka krijuar kaos ideor dhe më tej akoma, ka thelluar hendekun e krijuar mes përdoruesve të saktë të gjuhës shqipe dhe atij grupi inidividësh që e përdorin gjuhën shqipe në mënyrë të shkujdesur.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Redaktori”.

Knowledge and competencies that characterize the profile

Nisur nga panorama që përcollëm, ndër objektivat kryesorë të programit në studimet e nivelit Master professional në Redaktori, lidhur me aftësimin e studentëve, mund të përmendim:

  • pajisjen e studentit me njohuri dhe koncepte bazë të fushës së korrektimit redaktorial;
  • aftësimin profesional në fushën e njohurive pragmatike të gjuhës;
  • aftësimin profesional në fushën e njohurive të avancuara drejtshkrimore dhe shqipes standarde;
  • aftësimin profesional në ruajtjen e saktësisë shkencore gjatë transferimit të dijeve në tipologji të ndryshme shkrimi;
  • aftësi hulumtuese në fushën e shkrimit;
  • aftësi vetëpromovuese mbështetur te vlerat profesionale.
  • Pajisjen e studentit me njohuri legjislative në fushën e botimit e redaktimit që lidhen me të drejtën e autorit si dhe me rregullimin e raportit lexues-autor-shtëpi botuese.

Frequently Asked Questions by High School Graduates:

Cilat janë Mundësitë e punësimit të redaktorit gjuhësor?

Redaktori gjuhësor ka një rol të rëndësishëm si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Në sektorin publik, ai mund të punësohet në institucione vendore dhe qendrore, ku garanton saktësinë e dokumenteve zyrtare, në administratën e drejtësisë (vendime, publikime, dokumente ligjore), si dhe në Fletorja Zyrtare, ku redaktimi është thelbësor për publikimin korrekt të akteve shtetërore.

Në sektorin privat, mundësitë përfshijnë shtëpitë botuese, institucionet ligjore (avokati, noterë), mediat dhe kompani të ndryshme që kanë nevojë për komunikim korrekt dhe profesional.

Në një treg pune gjithnjë në zhvillim, kërkesa për redaktorë gjuhësorë po rritet, duke krijuar mundësi të qëndrueshme punësimi dhe zhvillimi profesional.

Sa zgjat programi dhe si strukturohen studimet?

Programi i studimit propozohet në nivelin Master Pofesional me kohë të plotë. Kohëzgjatja e programit mbulon 2 vite akademike me 120 kredite, ku secili vit ka përkatësisht 60 kredite dhe përbëhet nga dy semestra.

Lëndët janë me karakter shkencor si lëndë karakterizuese dhe ato ndërdisiplinore. Gjithashtu në vitin e dytë studentët përfshihen dhe në praktika pasive në institucione të ndryshme. Punimi i diplomës do të bëhet në fund të semestrit të dytë si disiplinë E me detyrim përmbyllës

Cilat janë pikat e forta?

  • Gjendja aktuale e tregut të programeve të studimit në shkenca humane të ciklit të parë të ofruara nga IAL Publike dhe Private;
  • Gjendja aktuale e të diplomuarve të punësuarjo të punësuar në tregun e punës.
  • Mungesa në disa Universitete publike e private e këtij programi studimi
  • Degë studimi që diplomon studentë të cilët mund të orientohen lehtë në tregun e punës.
en_USEnglish