Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron Zv.Rektorëve dhe stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare 25-29 Maj 2026 në Universitetin e Bialystok, Poloni (https://uwb.edu.pl/en/
Mobiliteti konsiston aë forcimin e kapaciteteve të stafit administrativ në menaxhimin e programeve ndërkombëtare, në veçanti të projekteve dhe mobiliteteve Erasmus+, si dhe në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë kësaj jave organizohen sesione prezantimi, diskutime dhe workshop-e ku pjesëmarrësit ndajnë përvojat e institucioneve të tyre në lidhje me organizimin dhe administrimin e mobiliteteve, zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndërkombëtarizimit. Pjesëmarrësit kanë gjithashtu mundësinë të prezantojnë strukturën dhe aktivitetet e universitetit të tyre në këtë fushë, duke krijuar një hapësirë për bashkëpunim dhe për identifikimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në gjuhëa angleze për një javë (5 ditë) aë universitetin pritës.
Number of quotas:
· 4 (katër)
Type of mobility:
· Trajnim
The fields are as follows:
· Zv/Rektor,
· Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Afati i aplikimit: 22 Mars 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Bialystok, Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Proof of English language proficiency;
– Copy of passport;
– Letër motivimi ku të përmenden eksperiencat e deritanishme me projektet.
The duration of stay must be 7 days, where 5 days are working days and two days are travel days.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.