Aksion Pastrimi Nr. 55, më 16 Dhjetor 2025. mbajtur në Kepin e Rodonit, Zonë e Mbrojtur, pranë Kalasë së Skënderbeut, monument kulturor dhe historik 

Më 16 Dhjetor 2025 u zhvillua një aksion pastrimi në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i mbetjeve në Bashkinë Durrës” me koordinator Bashkinë Durrës, partnerë Organizata “Instituti i Kërkimeve Urbane” dhe UAMD, të bashkëfinancuar nga Programi IADSA II. 

Results:
Morën pjesë 100 vullnetarë, kryesisht studentë:
-60 vullnetarë studentë natyrëdashës nga UAMD, dega Fizioterapi, Grafik Dizajn dhe Web, Ndihmës Dentist, Infermieri e Përgjithshme.
-15 punonjës nga Zonat e Mbrojtura Durrës,
-19 punonjës nga Drejtoria e Pastrimit me kamionçina për transportin e mbetjeve dhe Bashkia Durrës,
-2 punonjës nga Prefektura Durrës,
-2 specialistë nga organizata “Instituti i Kërkimeve Urbane”
-2 specialistë nga kompania e Riciklimit GreenRecycling
● U mblodhën 80 thasë, gjithsej 250 kg, ku mbizotëronin mbetjet plastike: shishe plastike uji, qumështi e kosi, detergjentë, shampo, vaj makinash, qese plastike të grimçuara dhe lodra.

U tentua të bëheshe riciklim, por mbetjet ishin tejet të ndotura shpjegoi Green Recycling e përfunduan në Landfillin e Sharrës.

Studentët premtuan ta vijonin Riciklimin me një fushatë më të organizuar me Këshillin Studentor çdo fundmuaj në 2 thasë me shishe plastik nga shtëpia drejt UAMD-së e shkollave, ne bashkëpunimin e pedagogëve e mësueve me projekt-detyra kursi, në bashkëpunim me kompaninë Green Recycling e Bashkinë Durrës: për Edukim Moral e Qytetar, Sensibilizim për të mbrojtur tokën, lumenjtë, detin nga plastika dhe zhvillimin e Ekonomisë Qarkulluese, për të kthyer besimin e shpresën se Shqipëria bëhet nga veprimet e vogla.

Studentët u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje dixhitale për veprimtarinë e tyre  në shërbim të Mjedisit nga Rektori i UAMD-së. 

Deri më sot numërohen 18,000 kg shishe plastike të ricikluara nga Brezi i Ri i Durrësit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, të transformuara në gjelbërim, instalacione artistike dhe mjete sportive e didaktike. 
 
en_USEnglish