Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit mirëpriti Konventën Kombëtare të Projektit Zero-C.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit mirëpriti Konventën Kombëtare të Projektit Zero-C, një ngjarje që bashkoi përfaqësues të universiteteve, institucioneve publike, biznesit dhe sektorit detar e logjistik.

Gjatë aktivitetit u diskutuan strategjitë për zero karbon, eficiencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër, duke theksuar rolin e inovacionit, teknologjive digjitale dhe bashkëpunimit akademi–industri.

Konventa u shoqërua me fjalë përshëndetëse nga drejtues institucionalë dhe aktorë kyç të sektorit detar, ndërsa në përmbyllje u nënshkruan memorandume bashkëpunimi, duke forcuar partneritetet dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme.

en_USEnglish