Strategjia e re e UAMD: Ndërkombëtarizimi në qendër të zhvillimit institucional

Sot, më datë 29 tetor 2025, u zhvillua mbledhja e zgjeruar e Asamblesë së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, me pjesëmarrjen e gjerë të stafit akademik dhe administrativ nga të gjitha njësitë kryesore të universitetit.

Në këtë mbledhje, Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, prezantoi strategjinë e re të profilizimit të universitetit, e cila ka në thelb ndërkombëtarizimin si bosht kryesor të zhvillimit institucional.
Ai theksoi rëndësinë e përshtatjes së kurrikulave me kërkesat kombëtare dhe ndërkombëtare të tregut të punës, si dhe rritjen e nivelit të kërkimit shkencor në përputhje me standardet evropiane të cilësisë.

Rektori nënvizoi se kjo strategji do të orientojë UAMD-në drejt një modeli universitar bashkëkohor, të hapur dhe konkurrues në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, duke forcuar lidhjet me partnerë akademikë ndërkombëtarë dhe duke rritur mundësitë për studentët dhe pedagogët.

Takimi vijoi me pyetje, sugjerime dhe diskutime mjaft produktive, që reflektuan angazhimin dhe vizionin e përbashkët të komunitetit universitar për të çuar përpara misionin akademik dhe kërkimor të UAMD-së.

en_USEnglish