Rrënjët e Suksesit” – Alumni-t e UAMD rikthehen për të festuar 20-vjetorin e universitetit

Në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua aktiviteti “Rrënjët e Suksesit”, ku alumni të të gjitha fakulteteve të UAMD u mblodhën për të ndarë eksperiencat e tyre, për të reflektuar mbi arritjet dhe për të diskutuar rolin e tyre në zhvillimin e universitetit. 🌟

Rektori, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, theksoi se suksesi i UAMD është i lidhur ngushtë me përkushtimin, pasionin dhe kontributin e secilit alumni, që ka kontribuar në formimin e një komuniteti të fuqishëm dhe dinamik. Ata janë ambasadorët e vlerave dhe dijes që UAMD ka mbjellë përmes brezave të tij. 💙

Ky aktivitet simbolizon jo vetëm një përvjetor të rëndësishëm, por edhe lidhjen e fortë mes studentëve të sotëm dhe alumni-t që kanë kaluar nëpër këtë universitet. 20 vitet e kaluara janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm për të gjithë ne! 🚀

Faleminderit të gjithëve për angazhimin tuaj dhe për kontributin që keni dhënë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm! 👏

#UAMD20 #RrënjëtESuksesit #AlumniUAMD #20VjetUAMD #StarsEU #LifeAtUAMD #CommunityOfSuccess #BuildingTheFuture

en_USEnglish