UAMD në 80-vjetorin e Universitetit të Teknologjisë së Krakovit, Poloni 

Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve akademike, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mori pjesë në ceremoninë solemne të 80-vjetorit të themelimit të Universitetit të Teknologjisë së Krakovit (Cracow University of Technology), një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë teknik në Poloni dhe partner i çmuar i UAMD në Aleancën Universitare STARS EU.

Në këtë event të rëndësishëm, me pjesëmarrje të mbi 30 rektorëve dhe presidentëve nga universitetet evropiane e të personaliteteve të larta shtetërore dhe akademike, u zhvilluan takime me përfaqësues të lartë të universitetit mikpritës dhe institucioneve të tjera partnere, me fokus zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha me interes të përbashkët, shkëmbimet akademike dhe projekte të përbashkëta kërkimore.

Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, ftoi rektorët dhe presidentët e intitucioneve akademike evropiane për pjesëmarrje në ceremoninë dhe eventet e shumta që do organizohen në Durrës në muajin dhjetor me rastin e përvjetorit të 20-të të UAMD.

Universiteti ynë mbetet i angazhuar në forcimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që kontribuojnë në cilësinë dhe zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar dhe evropian.

en_USEnglish