Thirrje për pjesmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Smart Cities International Conference – 13th Edition” organizuar nga Universiteti Kombëtar i Studimeve Politike dhe Administratës Publike, Rumani

Smart Cities International Conference (SCIC), fton pjesëmarrjen nga një spektër i gjerë disiplinash brenda shkencave shoqërore, humane dhe shkencave të aplikuara. Kontribuesit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, studiues dhe praktikues nga shkencat politike, studimet e komunikimit, shkencat ligjore dhe mjekësore, integrimi evropian, sociologjia, arkitektura, ekonomia, shkencat kompjuterike dhe kibernetika.

Për më tepër, konferenca kultivon një mjedis vërtet shumëpalësh, duke bashkuar përfaqësues nga organet qeveritare dhe ndërqeveritare, sektori privat, akademia, shoqëria civile dhe komunitetet teknike. Kjo konvergjencë mundëson një shkëmbim të pasur njohurish, perspektivash dhe strategjish, duke mbështetur zgjidhje bashkëpunuese për sfidat e përbashkëta urbane.

Për personat të cilëve do t’u aprovohet punimi i plotë nga universiteti pritës, mund të ofrohet mundësi financimi për pjesëmarrje fizike në konferencë, në kuadër të Programit Erasmus+.

 

Për më shumë informacion lidhur me dërgimin e abstraktit dhe punimit të plotë mund të klikoni në linkun: Smart-EDU Hub – Description ose të kontaktoni: klaridaprendi@uamd.edu.al

en_USEnglish