Përshkrimi i Programit Bachelor në Punë Sociale:
Qëllimi i programit Bachelor në Punë Sociale është të formojë specialistë të përgjithshëm në këtë fushë, me fokus në praktikën ndërpersonale, punën me komunitetin, grupet vulnerabël dhe organizatat. Programi synon t’i pajisë studentët me njohuri teorike e praktike, t’i aftësojë për ndërhyrje profesionale, të nxisë respektimin e të drejtave dhe promovimin e mundësive, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe shërbimeve sociale. Studentët përgatiten për një praktikë efektive, etike dhe krijuese, duke fituar bazë të fortë për studime të mëtejshme.
Përgatitje për të maksimizura suksesin e studentëve të programit Bachelor në “Punë Sociale”
Objektivat e programit Bachelor në Punë Sociale janë që:
Objektivat e programit Bachelor në Punë Sociale janë që:
Të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në fushën e punës sociale.
T’i aftësojë për praktikat e ndërhyrjeve profesionale sipas kategorive dhe nevojave të individëve dhe komunitetit.
Të nxisë promovimin e mundësive për njerëzit, respektimin e të drejtave dhe realizimin e ndryshimeve të nevojshme.
Të zhvillojë kompetencën profesionale të punonjësve socialë dhe të përmirësojë punën e organizatave qeveritare dhe joqeveritare.
Të përgatisë studentët për një praktikë efektive, të përgjegjshme dhe krijuese, duke kontribuar në humanizimin e programeve të mirëqenies sociale dhe promovimin e drejtësisë sociale e ekonomike.
T’i aftësojë studentët të praktikojnë sipas vlerave bazë dhe standardeve etike të profesionit.
Të krijojë një bazë të qëndrueshme edukimi për studime të mëtejshme në ciklet e tjera.
Program Mission
Misioni i programit është promovimi i mirëqenies njerëzore dhe komunitare përmes
zhvillimit të aftësive teorike e praktike të studentëve, që u mundësojnë atyre:
Të përmirësojnë mirëqenien individuale dhe shoqërore.
Të kontribuojnë në plotësimin e nevojave themelore të komunitetit.
Të fokusohen tek nevojat e grupeve më vulnerabël, të pambrojtur dhe që jetojnë në
varfëri.
Të nxisin respektimin e të drejtave të njeriut dhe drejtësinë sociale në nivel lokal,
kombëtar dhe global.
Frequently Asked Questions by High School Graduates: