Takim frymëzues me studentët e UAMD pas një eksperience ndërkombëtare në Hungari

Studentët tanë Adela Domi, Elda Marku dhe Laurenc Qoku zhvilluan një takim të veçantë me Rektorin e UAMD, Prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, pas pjesëmarrjes së suksesshme në Summer University në Kőszeg, Hungari.
 
Gjatë takimit, ata ndanë përvojën e tyre të vlefshme akademike dhe kulturore, duke vlerësuar mbështetjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe përkushtimin e drejtuesve për nxitjen e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit personal të studentëve, duke ju ofruar mundësi shumë të vlefshme për rritjen e tyre akademike dhe njerëzore.
 
Një falënderim i veçantë për Rektorin Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Dekanin e FSHPJ Prof. Asoc. Dr. Linert Lirëza për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj studentëve.
 
Gjithashtu, falënderojmë me mirënjohje Prof. Ferenc Miszlivetz, themeluesin dhe drejtuesin e IASK (Institute of Advanced Studies Kőszeg), për mundësinë e çmuar që u ofroi studentëve tanë për të qenë pjesë e kësaj eksperience ndërkombëtare.
 
en_USEnglish