Programe të Reja Studimore me Diplomë të Dyfishtë Evropiane për vitin akademik 2025-2026 në Fakultetin e Edukimit -UAMD

Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Edukimit njofton nisjen e dy programeve të reja studimore me diplomë të dyfishtë evropiane për vitin akademik 2025-2026, në bashkëpunim me Universitetin “Constantine the Philosopher” në Nitra, Sllovaki.

Këto programe ofrojnë dy diploma të njohura zyrtarisht në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian, duke garantuar vazhdimësinë dhe lidhjen e ngushtë midis cikleve të parë dhe të dytë të studimeve sipas standardeve evropiane. Kjo siguron përgatitjen cilësore dhe konkurruese të studentëve për sfidat akademike dhe profesionale në fushën e gjuhëve të huaja.

🎓 Bachelor në Gjuhë Gjermane dhe Angleze
🎓 Master i Shkencave në Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane

en_USEnglish