
- This event has passed.
Sot, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua një leksion i hapur nga z. Daniel Jazxhi, PR & Communication në kompaninë PIK.
Leksioni u organizua për studentët e profilit “Komunikim dhe Marketing Digjital” dhe u fokusua në rëndësinë e marrëdhënieve me publikun, ndërtimin e perceptimit publik si dhe në prezantimin e një strategjie të përmbledhur për promovimin e universitetit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjatë diskutimeve u prezantuan edhe disa nga fushatat e suksesshme të ndërmarra nga vetë studentët, si:
“Beso, kontrollo”
“Panairi i Punës dhe Karrierës”
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të lëndës “Praktikë Profesionale”, nën kujdesin e Dr. Eldian Balla, duke ofruar një mundësi të vlefshme për studentët që të mësojnë nga eksperiencat e një profesionisti të fushës dhe të shkëmbejnë ide mbi aplikimin praktik të teorisë në komunikim dhe PR.