Alumni – Gledis Domi

Gledis Domi

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I BIZNESIT

Biografi

Unë jam Gledis Domi – një Content Creator, menaxhere marketingu dhe një vajzë me një pasion të thellë për botën e marketingut. Me mbi 11 mijë ndjekës në Instagram dhe një sërë bashkëpunimesh me brande shqiptare, rrugëtimi im profesional ka qenë frymëzues dhe i mbushur me sfida që më kanë forcuar çdo ditë. Kam themeluar biznesin tim online për shitje, ku ndërthur njohuritë e marketingut me trendet më të fundit të e-commerce dhe komunikimit digjital. Aktualisht, menaxhoj përmbajtjen dhe komunikimin për pesë biznese të ndryshme, duke sjellë strategji kreative dhe efikase për rritjen e tyre.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Rrugëtimi im nisi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku hodha themelet e para të formimit tim profesional. Vendosa të ndjek një Master Shkencor në Menaxhim Marketingu, sepse gjithmonë kam dashur të kuptoj më thellë mënyrën se si funksionon tregu dhe si ndërtohet komunikimi përmes brandeve. “UAMD” më ka dhënë një kombinim të shkëlqyer të njohurive teorike dhe përvojës praktike. Aty mësova të mendoj strategjikisht, të shpreh kreativitetin me vetëbesim dhe të ndërtoj një bazë të fortë për karrierën time dhe biznesin tim personal.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Mesazhi im për çdo maturant është i thjeshtë: Nëse beson te vetja, ke një vizion të qartë dhe punon me përkushtim, mund të arrish shumë më tepër sesa mendon. Suksesi nuk matet vetëm me shifra apo ndjekës, por me ndikimin që lë tek njerëzit dhe mënyrën si rritesh profesionalisht çdo ditë. “UAMD” ka qenë një gur themeli për zhvillimin tim dhe gjithmonë do të mbetet një vend që do ta kujtoj me shumë mirënjohje.
en_USEnglish