Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me HOHE WARTE Study Center / Wolf International College, Austri.

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Dr. Michael Linnert, Drejtor Akademik i HOHE WARTE Study Center/Wolf International College, me qendër në Austri.

Kjo marrëveshje parashikon krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e studimeve të doktoraturës duke promovuar shkëmbimin akademik dhe mbështetjen e kërkimit të avancuar shkencor.

Në takim ishin të pranishëm edhe Julia Kuhn, MA, Drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mag. Roland Pfaffeneder, Drejtor i Marketingut, Mag. Bahri Troja dhe Prof. Assoc. Manjola Zaçellari.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ndërkombëtarizimit të institucionit tonë dhe rritjes së cilësisë së ofertës akademike në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë.

en_USEnglish