
Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi priti ditën e djeshme, në datë 22 Prill 2025, në një takim tejet miqësor dhe produktiv, Shkëlqesinë e Saj, znj. Kato Kikuko, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Japonisë në Shqipëri e cila me rastin e vizitës së saj dhuroi 180 tituj librash për Bibliotekën e UAMD-së dhe parashtroi një sërë propozimesh për bashkëpunim midis UAMD dhe institucioneve akademike japoneze, Dhomën e Tregtisë Shqiptaro-Japoneze për praktika mësimore dhe punësim, ofrimin e bursave të plota të studimit për nivelin Bachelor dhe Master përmes agjencive japoneze, si edhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në shërbim të studentëve dhe stafit akademik.
Rektori Fortuzi e falënderoi Ambasadoren Kikuko për angazhim e saj maksimal në thellimin e bashkëpunimit midis UAMD dhe Japonisë duke e siguruar që UAMD është e gatshme, e aftë dhe e hapur për të ecur me ritme të shpejta në procesin e ndërkombëtarizimit dhe të bashkëpunojë konkretisht me aktorët kryesorë akademik, kulturor, zhvillimor dhe të sipërmarrjes, për të prodhuar rezultate të prekshme në shërbim të hapësirës akademike dhe të gjithë sektorëve edukativ e kulturor.