Takimi i Radhës i Projektit “MAGNET” në Universitetin e Sarajevës

Nga data 21-22 Mars 2025, në Universitetin e Sarajevës, në Bosnje Hercegovinë, u zhvillua takimi i
radhës mes universiteteve partnere të projektit “MAGNET”. Në këtë takim, përfaqësuesit e UAMD,
raportuan për aktivitetet e realizuara, ku u theksua se deri në këtë fazë janë përmbushur të gjitha
objektivat sipas afateve kohore. Në takim u diskutua për hapat e mëtejshëm dhe u lanë rekomandimet
për përmbylljen me sukses të Projektit, synimi kryesor i të cilit, është thellimi i bashkëpunimit mes
universitetet të Ballkanit Perëndimor, në fushën e mësimdhënies, modernizimit dhe përdorimit të
teknologjisë gjatë këtij procesi.

en_USEnglish