Alumni – Enio Doka

Enio Doka

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I EDUKIMIT

Biografi

Unë jam Enio Doka, ish-student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku kam ndjekur studimet Bachelor në Gjuhë Angleze gjatë viteve 2009-2012. Më pas, kam përfunduar studimet Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë. Gjatë karrierës sime profesionale, kam punuar për dy vite në Autoritetin Portual Durrës, në Njësinë e Implementimit të Projekteve të Huaja. Prej shtatë vitesh, ushtroj detyrën e Zëvendësdrejtorit në Shkollën Profesionale “Hysen Çela” në Durrës.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Studimet në UAMD më kanë pajisur me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të hyrë në tregun e punës dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme. Përveç përgatitjes akademike, ambienti dinamik dhe bashkëpunimi me pedagogët më ndihmuan të zhvilloj një qasje analitike dhe fleksibile ndaj sfidave profesionale.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Të shfrytëzoni çdo mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Universiteti nuk është vetëm një institucion akademik, por një trampolinë drejt suksesit. Investoni në veten tuaj, angazhohuni në projekte, krijoni rrjete profesionale dhe mos kini frikë të ndiqni pasionet tuaja.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish