FAKULTETI I EDUKIMIT
Unë quhem Arsena Shkurti dhe kam përfunduar studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, ku kam kryer Bachelor-in në Gjuhe Angleze (2016), Masterin Profesional në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze (2018) dhe Masterin Shkencor në Gjuhe dhe Letërsi Angleze (2020). Aktualisht, jam lektore e jashtme në këtë universitet dhe zoteroj Qendrën “Shkurti Language Center”, e cila ofron kurse për mësimin e gjuhëve të huaja. Gjithashtu, jam studente doktorante në vitin e dytë të studimeve në fushën e mësimdhënies në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Kam një pasion të thellë për mësimdhënien dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore, dhe përpiqem të ofroj mundësi cilësore për studentët dhe të gjithë ata që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhë.
This will close in 0 seconds