Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Presov, Sllovaki(https://www.unipo.sk/en/).
Mobiliteti konsiston në trajnim dhe shkëmbim eksperiencash mbi menaxhimin e projekteve për stafin e Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 3 (tre)
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim
Fushat si më poshtë vijon:
· Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Afati i aplikimit: 16 Janar 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Presov, Sllovaki:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi ku të përmenden eksperiencat e deritanishme me projektet.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënbesianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.