Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie ose trajnim në Universitetin e Pavia në Itali.
Mobiliteti konsiston në trajnim ose mësimdhënie për stafin akademik ose administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik/administrativ.
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie/Trajnim (2025 – Korrik 2026)
Afati i aplikimit: 14 Janar 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Pavia-s në Itali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënkelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.