Diskutim Rreth Çështjeve Aktuale të Gjuhës Shqipe në Ditët e Sotme

March 1 @ 8:00 am - 5:00 pm
Loading Events

Në muajin mars 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një diskutim të hapur rreth çështjeve aktuale të gjuhës shqipe në ditët e sotme, me pjesëmarrjen e pedagogëve të njohur të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Teuta Toska dhe Dr. Aurela Basha.

Ky aktivitet do të përqendrohet në shqyrtimin e zhvillimeve të fundit në fushën e gjuhës shqipe, duke përfshirë ndikimet e teknologjisë, ndryshimet në përdorimin e gjuhës nga brezat e rinj, dhe ruajtjen e pasurisë gjuhësore tradicionale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi sfidat që has gjuhës shqipe në periudhën moderne dhe mënyrat për të mbrojtur dhe promovuar përdorimin e saj në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe kulturore. Ky aktivitet do të ofrojë mundësinë për një debat të pasur dhe për shkëmbimin e pikëpamjeve mes ekspertëve dhe studentëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe.

Details

Date:
March 1
Time:
8:00 am - 5:00 pm
Event Category:

Organizer

Faculty of Education

This will close in 0 seconds

en_USEnglish