Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës njofton të gjithë stafin akademik, studentët dhe partnerët e interesuar mbi thirrjet e hapura për aplikime nën programet prestigjioze Erasmus+ and Horizon Europe. Këto programe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim profesional, kërkime inovative dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Horizon Europe: Thirrjet Aktive
-
MSCA Staff Exchanges 2024
- Data e hapjes: 19 Shtator 2024
- Afati i aplikimit: 05 Shkurt 2025
- Fokusi: Shkëmbime të stafit për kërkime shkencore dhe inovacion.
-
Renewable Fuels and Bioenergy
- Data e hapjes: 17 Shtator 2024
- Afati i aplikimit: 04 Shkurt 2025
- Qëllimi: Mbështetje për energji të rinovueshme dhe bioenergji.
-
DACCS dhe BECCS për Reduktimin e CO₂
- Data e hapjes: 17 Shtator 2024
- Afati i aplikimit: 04 Shkurt 2025
- Fokusi: Solucione inovative për uljen e ndotjes së karbonit.
-
Market Uptake Measures për Sistemet e Energjisë së Rinovueshme
- Data e hapjes: 17 Shtator 2024
- Afati i aplikimit: 04 Shkurt 2025.
-
Digital Tools për Impiantet CSP dhe Solar Thermal
- Data e hapjes: 17 Shtator 2024
- Afati i aplikimit: 04 Shkurt 2025.
Erasmus+: Mundësitë për Shkëmbim Akademik
Program Erasmus+ ofron mbështetje për studentët dhe stafin akademik për:
- Shkëmbime studentore ndërkombëtare.
- Projekte bashkëpunimi dhe kërkimore me partnerë të huaj.
- Trajnime dhe zhvillim profesional për mësues dhe pedagogë.
Si të Aplikoni?
Për detaje mbi thirrjet specifike, procedurat e aplikimit dhe mbështetjen që ofrohet:
- Kontaktoni Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Universitetit.
- Aplikoni në datat e përcaktuara për të mos humbur mundësinë për përfitim nga këto programe.
Shënim: Të gjitha thirrjet për Horizon Europe and Erasmus+ janë të hapura për të gjitha disiplinat akademike.
Përfitimet
- Rritje e kompetencave profesionale dhe akademike.
- Bashkëpunime ndërkombëtare me institucione prestigjioze.
- Financime për kërkime inovative dhe projekte të qëndrueshme.
Hapni rrugën për suksesin tuaj ndërkombëtar!