Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Biznesit, do të organizojë një leksion të hapur me temën “Lidershipi”, i cili do të zhvillohet nga Emirjana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës dhe PhD Cand. Valbona, ekspertë të njohur në fushën e menaxhimit dhe lidershipit. Aktiviteti do të ofrojë një pasqyrë të thelluar mbi rëndësinë e lidershipit në udhëheqjen e organizatave dhe institucioneve publike.