Sokol Balla promovon në UAMD librin e ri.

Gazetari i njohur Sokol Balla ka promovuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” librin e tij të fundit “Koli i Bardhës shkon në Afrikë”, ardhur nën logon e shtëpisë botuese UET Press.


Çfarë mesazhi përcjell libri për pasionin dhe udhëtimet e autorit?

Balla ka ndarë me studentët e Fakultetit të Shkencave Juridike Politike Juridike pjesë nga procesi i shkrimit, që në pamje të parë vjen si një libër me shënime udhëtimesh, por në fakt tregon shumë më shumë për jetën e autorit, pasionin për udhëtimet dhe ngjarjet në vendet ku ai shkeli.


Nën syrin e kujdesshëm të një gazetari, këto rendje nëpër botë nga Etosha Park në Namibi e deri në Groelandë, shkojnë përtej përshkrimit të vendeve, kontinenteve, ngjarjeve apo personazheve historike; Ato sjellin evoluimin e vetë autorit.




Siç e thekson ai në hyrje të faqeve: “ky botim nuk është libër udhëtimesh as analizë gjeopolitike e historisë, është thjesht bota si e pashë unë në tri dekada xhirosh pa fund rreth saj.”


Autori ka rrëfyer se titulli i dedikohet nënës së tij për arsyen e thjeshtë, se ishte ajo që e shtyu të udhëtojë pak më herët se të tjerët.


Dhe prej atëherë nuk u nda kurrë nga zbulimet e afërta e të largëta, të zakonshme e të veçanta.
“Titulli ka edhe një rrëfim të vogël mbi atë kush ka qenë Sokoli. Jo Sokoli sot që e shikojmë të gjithë, por ai Sokoli që luante në lagje dhe ishte një djalë i thjeshtë i Tiranës”, rrëfeu autori.


Përtej diskutimit mbi librin, gazetari i politikës dhe emisioneve hard talk preku edhe tema të tjera mbi zhvillimet e fundit kombëtare e ndërkombëtare.

Me një eksperiencë të gjatë në media, fillimisht në ato print e më vonë në televizione si drejtues i emisioneve në prime time, Balla numëron ndër vite disa botime, të tilla si:

  • “33”;
  • “Loja që ndryshoi Shqipërinë”
  • “Fjala e lirë, sfidë evropiane”
  • “Dëshmia e Puçit”
  • “Antishqiptari”.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish