Takim i studentëve të Shkencave Politike dhe Juridike me rastin e 75 vjetorit të krijimit të NATO-s dhe 15 vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në aleancë, me të ftuar z. Arian Starova.
Studentë të Shkencave Politike dhe Juridike morën pjesë në bashkëbisedimin me ish Ministrin e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht Presidentin e Këshillit Atlantik të Shqipërisë, z. Arian Starova për të folur rreth 2 përvjetorëve me rëndësi; 75 vjetorin e krijimit të alencës politike dhe ushtarake të NATO-s dhe 15 vjetorin e antarësimit të Shqipërisë në aleancë. Z. Starova theksoi se ne shpesh nuk i kushtojmë rëndësi faktit se mund të
ecim lirisht në një mjedis të sigurtë dhe të qëndrueshëm
ekonomikisht. Siguria që gëzojmë edhe falë parterëve tanë Euro-Atlantik në të gjitha fushat e jetës së përditshme është çelësi i mirëqenies sonë.Takimi u moderua dhe mundësua nga lektore Dr. Mirela Metushaj