Vizita e Grupit të Punës Shqiptar në Austri: Projekti “Matje të Transportit të Makroplastikës në Lumin Ishëm”

11 Nëntor-14 Nëntor, 2024: Vizita e grupit të punës shqiptar në Austri

Projekti financohet nga OeAD @oead.worldwide 🇦🇹 dhe AKKSHI-NASRI @akkshi_nasri 🇦🇱 “Matje të transportit të makroplastikës në lumin Ishëm, lumi më i ndotur në Evropë”, #MaPIshëm, me koordinatorë BOKU-Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës dhe UAMD- Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me partnerë UBT- Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe UT-Universiteti i Tiranës.

Dr. Ing. Marcel Liedermann, drejtues i projektit #MaPIshëm për palën austriake, zëvendës/drejtues i Institutit të Inxhinjerisë Hidraulike dhe Kërkimit mbi Lumenjtë, anëtari i projektit Ing.Dipl. Sebastian Pessenlehner, anëtar i projektit Ing. Dipl. Elisabeth Mayerhofer nga pala austriake, inxhinjerë në Laboratorin e Inxhinierisë Hidraulike, BOKU në Vjenë, ndërtuar i ri prej 2 vitesh pranë lumit Danub; mirëpritën grupin e punës shqiptar:

Dr. Fundime Miri, pedagoge e FShN, UT, Prof. Asoc. Dr. Jerina Kolitari nga UBT, studentja Sara Selamaj, FShN, UT, anëtarët e projektit dhe Prof. Asoc. Dr. Laura Gjyli, pedagoge e UAMD-së, drejtuese projekti i #MaPIshëm për palën shqiptare. Po kështu grupi i punës shqiptar të projektit #MaPIshëm, u mirëprit nga gjithë skuadra me inxhinjerë, specialistë, stundentë në Laboratorin e Inxhinierisë Hidraulike, BOKU, Vjenë.

Në ditën e parë, u realizua vizitë në Laboratorin e Inxhinierisë Hidraulike dhe workshop “Plastika në lumenj”, lidhur me marrjen dhe analizimin e mostrave makro dhe mikroplastike në lumenj.

Në ditën e dytë, u njohëm me metodologjinë- pompa izokinetike, për matjen e transportit mikroplastik përgjatë lumit, ndërtuar nga Dr. Ing. Marcel Liedermann dhe demostrimi nga Dipl.-Ing. Elisabeth Mayerhofer, me ujin e lumit të Danubit, ujë që futej direkt për analizim brenda Laboratorit të Inxhinierisë Hidraulike, BOKU, Vjenë.

Në ditën e tretë, u realizua shkëmbim informacioni në lidhje me përgatitjen dhe analizën e mostrës makroplastike dhe mikroplastike pranë laboratorit të grupit të punës austriak, si dhe krahasimin e metodave me grupin e punës shqiptar.

Theksojmë ky është projekti i parë që bashkon 4 (katër) universitete, për të realizuar matje të transportit makroplastik për lumin e6 Ishmit, ndërkohë që studentët e UAMD-së kanë nxitur prej 4.5 vitesh së bashku me shkollat e Durrësit, të ndërmeren veprime konkrete lidhur me edukimin mjedisor dhe ekonominë qarkulluese, të zbutet ndotja plastike në bashkëpunim me shumë institucione publike, veçanërisht me Bashkinë Durrës, OJF River Cleanup e kompani private, artistë, aktorë brenda dhe jashtë etj.

Le të shpresojmë ta nxitim dhe lobojmë më tej pastrimin e Ishmit nga plastika me studime shkencore dhe edukimf mjedisor, ndër lumenjtë më të ndotur në Evropë, rrjedhë që kalon në 6 bashki: bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Krujë, Kurbin dhe Durrës, ku kjo e fundit pret gjithë ndotjen në zonën së mbrojtur, Gjirin e Rodonit dhe derdhet në detin Adriatik!

en_USEnglish