Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Cadiz, Spanjë (https://www.uca.es/?lang=en/ ).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin e Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në javën ndërkombëtare në datat 5-9 Maj 2025, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave për stafin:
Fushat si më poshtë vijon:
Specifika lidhur me trajnimin:
Afati i aplikimit: 4 Nëntor 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Cadiz, Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës;
– Letra e motivimit duhet të përmbajë experiencat e mëparëshme të stafit në projektet Erasmus+.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.