HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN KOMBETAR TE EDUKIMIT KRAKOW, POLONI 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

PËR FAKULTETIN E EDUKIMIT

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni (https://www.uken.krakow.pl/)

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•            Bachelor;

•            Master.

Numri i kuotave:

•      3 (tre) studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 

  •  Fakulteti i Edukimi:
    • Arsim Fillor / Parashkollor
    • Edukim Special

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
 
–          Performancë të mirë akademike;
 
–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
 

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 11 Tetor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish