PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË
DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË
DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Rigës në Letoni dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2014-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet
si më poshtë vijon:
• mobilitete për studentë për vitin akademik 2024-2025, Semestri i dytë.
– Fakulteti i Biznesit;
– Fakulteti i Teknologji-Informacioni; (Fusha: Shkenca-Kompjuterike; Teknologji-
Informacioni
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen vetëm nga
Universiteti pritës
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 21 Gusht 2024.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al
duke kopjuar (cc)
arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.