Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Santiago de Compostela, Spanjë. (https://www.usc.gal/
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie (Shtator 2024 – Maj 2025)
Fakultetet:
· Fakulteti i Edukimit (Departamenti i gjuhëve të huaja, Pedagogji);
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Matematikë);
· Fakulteti i Biznesit (Menaxhim);
· Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Drejtësi);
Afati i aplikimit: 19 Gusht 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Santiago de Compostela University, Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.