E hënë, 8 Korrik 2024, nisi Shkolla Verore

E hënë, 8 Korrik 2024, nisi punimet Shkolla Verore me temë “Ballkani Perëndimor, Politikat Sociale dhe Integrimi Europian”. Një bashkëpunim i 4 universiteteve: Universiteti i Romës La Sapienza, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (Fakulteti i Shkencave Politike Juridike), Albanian University, Universiteti i Tiranës, (Fakulteti i Drejtësisë).

Me staf dhe studentë nga Roma dhe Durrësi, në këto dy ditë u zhvilluan leksione nga Dr. Daniele Aoisi “Programet e BE për Ballkanin Perëndimor”, Prof. As. Dr. Eva Teqja “Cështjet Politike Ekonomike dhe Integrimi Europian në Ballkanin Perëndimor, Dr. Belina Bedini “Politikat sociale për moshën e tretë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor. 

Në ditët në vijim do të zhvillohen leksione nga Prof. Giuseppe Motta, Prof. Renata Tokrri, Prof. Dr. Andon Kume, Prof. As. Dr. Evis Garunja, Dr. Arian Dedej, Dr. Ines Sastra, Prof. Jordan Daci, Prof. Alessandra Mignoli, Prof. Marco Cilenti. 

Në fundjave shkolla jonë verore zhvendoset në qytetin e bukur të Beratit për ta bërë edhe më interesante këtë eksperiencë akademike unike.

en_USEnglish