Trajnim: Stafi akademik UAMD “Organizimi i brendshëm institucional, Statuti dhe Rregullorja e UAMD” 

Trajnim: Stafi akademik UAMD

Në vijim të trajnimeve që zhvillohen nga Qendra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë në kuadër të “Planit Strategjik mbi Zhvillimin Profesional të Personelit të Uamd-së”, jeni të lutur të merrni pjesë në trajnimin “Organizimi i brendshëm institucional, Statuti dhe Rregullorja e UAMD” në bashkëpunim me Qendrën për Edukim në Vazhdim dhe Drejtorinë e Kurrikulës dhe Standarteve të Cilësisë.

 
Fokusi i trajnimit do të jetë njohja me organizimin institucional i cili është një nga
detyrat primare të stafit akademik. Duke u njohur me procedurat administrative
përcaktuar në  Statutin dhe Rregulloren e UAMD-së, stafit do t’i lehtësohet puna në
zbatueshmërinë e detyrave administrative dhe në përmbushjen e afateve kohore të
përcaktuara.

 
Aktiviteti do të zhvillohet: në 31 Maj 2024, ora 10.00-12.00
Salla e Konferencave, Kampusi Universitar, (Godina 2) UAMD
en_USEnglish