HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN KODOLANYI JANOS, NË HUNGARI.

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË

DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).

 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Kodolanyi Janos në Hungari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2024-2025, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet si më poshtë vijon:

  • 2 mobilitete për studentë për vitin akademik 2024-2025 Semestri parë  (2/9/2024-31/1/2025):
  • Fakulteti i Biznesit (Fusha: Administrim Biznes; Menaxhim Biznes; Turizëm)
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Fusha:  Marrëdhënie Ndërkombëtare)

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
  • Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

  • Vërtetim studenti, Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
  • Kopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 22 Maj 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

ShenimBursa mbulohet nga Universiteti pritës për 4 muaj

Studentet Erasmus + nuk janë të detyruar të qëndrojnë deri në fund të periudhës se provimeve (16/12/2024-31/1/2025). Provimet mund të jepen online bazuar në marrëveshje me lektorët.

en_USEnglish