PËR STAF AKADEMIK
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Jaenit, Spanjë në javën ndërkombëtare 13-17 Maj 2024. (https://www.ujaen.es/en ).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Biznesit (Departamenti i Menaxhimit);
· Fakulteti i Edukimit (Departamenti i Pedagogjisë);
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Jaenit, Spanjë:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.