Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Jaen-it në Spanjë (https://www.ujaen.es/en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 5 studentë për nivelin bachelor dhe master.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit;
• Fakulteti Edukimit;
• Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike.
Afati i aplikimit: 31 Mars 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Jaenit, Spanjë:
– Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotokopje pasaporte.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.