THIRRJE PËR PJESËMARRJE – Kursi “Gazetaria e të Dhënave”.

Universiteti Aleksandër Moisiu fton studentët e degës Gazetari dhe
Marrëdhënie me Publikun, Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Publik, në
ciklin bachelor dhe master të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kursit pilot; Gazetaria e të Dhënave.

Kursi është i ndarë në module tepër interesante si:
zbulimi i të dhënave, analiza e të dhënave, vizualizimi i të dhënave dhe
gazetaria e të dhënave dhe tregimi i historive.
Studentët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kursi do të zhvillohet në datat: 6-10 Maj 2024 në formën online 20-24 Maj 2024, në Tiranë, pranë UET
Aplikimet janë të hapura deri më datën 05 mars 2024.
Ju lutemi të aplikoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/nakvFgNGA1GZy2NC9

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj sfide dhe të ndani pasionin tuaj për
gazetarinë dhe punën me të dhëna.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni Zj. Belina Bedini në
adresën e e-mailit: belina.bedini@uamd.edu.al.

Faleminderit për interesin tuaj, dhe ju mirëpresim në këtë rrugëtim të
përbashkët drejt zhvillimit profesional dhe personal në fushën e gazetarisë!

en_USEnglish