Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Ambasadoren e Israelit znj. Galit Peleg.

Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Ambasadoren e Israelit znj. Galit Peleg. Si studiues të politikës dhe ndodhive ndërkombëtare dhe me rastin e ditës ndërkombëtare të Holokaustit, një grup studentësh të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj patën mundësinë të priten në Ambasadën e Israelit në Tiranë nga ambasadorja znj. Galit Peleg.

Një takim shumë mbresues ku u diskutuan marrëdhëniet Shqipëri-Israel ditët e sotme por edhe trajtimi që shqiptarët i bënë komunitetit israelit gjatë luftës së 2-të Botërore.

Gjithashtu u diskutan 2 konflikte qënësore në Botë aktualisht: qëndrimi i Israelit ndaj luftës Rusi-Ukraine dhe përshkallëzimi i situatës pas sulmit terrorist të Hamasit dhe rrugët e mundshme drejt zgjidhjeve paqësore të qëndrueshme.

Takimi u mbyll me dëshirën dhe ftesën që ambasadorja të vizitojë UAMD në një leksion të hapur rreth diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

en_USEnglish