HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
PËR STAF AKADEMIK
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin Bielefeld, Gjermani ( https://www.hsbi.de/en ).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës ne javën ndërkombëtare (13-17.05.2024).
Numri i kuotave për stafin Akademik:
• 3 (tre).
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti Biznesit;
Afati i aplikimit: 20 Dhjetor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Bielefeld, Gjermani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@uamd.