DHURO GJAK, SHPËTO NJË JETË!

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës i bashkohet nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemik.

Duke dhuruar🩸, do të kontrolloni edhe shëndetin⚕️tuaj pasi dhuruesve u ofrohet falas një paketë analizash të disa elementeve të rëndësishme të gjakut, të cilat janë konfidenciale.

Ju mirëpresim në godinën e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës në Currila, me datë 05 Dhjetor, ora 🕜09:00-13:30.

Dhuro🩸që të shpëtosh jetë!

en_USEnglish